Sulmi kibernetik ndaj sistemit TIMS “paralizon” portin e Vlorës, pezullohet puna (Video)

10 September 2022, 13:24Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Sulmi kibernetik ndaj sistemit TIMS “paralizon” portin e

Sulmi kibernetik, i cili ka nisur mbrëmjen e djeshme ka shkaktuar një ngërç përsa i përket lëvizjes së udhëtarëve edhe në portin e Vlorës këtë të shtunë.

Autoritetet portuale të Vlorës kanë pezulluar përkohësisht punën, si pasojë e të cilës janë krijuar radhë të gjata dhe fluks i madh qytetarësh. Mësohet se për të mos ndalur transportin e pasagjerëve, kalimi do të kryhet në mënyrë manuale.


Të njëjtën metodë po përdor edhe Dogana Kapshticë, pra përdorimin e regjistrave, në mënyrë që të mos paralizohet lëvizja e qytetarëve që duan të kalojnë kufirin për tu larguar nga vendi i tyre.


Video