Aksident në aksin Librazhd–Elbasan, Benzi përmbyset në rrugë

11 Shkurt 2026, 12:04Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Një aksident rrugor është regjistruar në rrugën nacionale Librazhd–Elbasan, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe më pas kanë përfunduar jashtë rruge.

Ende nuk dihet numri i personave të lënduar, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, të cilat po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Burime paraprake bëjnë me dije se lagështira në rrugë dyshohet të ketë qenë një nga faktorët që ka çuar në këtë përplasje.


Video