Sot shi në pjesën më të madhe të territorit! Ja sa do të jenë temperaturat

11 Shkurt 2026, 07:45Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Dita e sotme do të mbizotërohet nga reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak  në veriperëndim të vendit reshjet do të jenë në formën e shtrëngatave.

Nga orët e mesditës e kryesisht në orët e mbrëmjes përgjatë Ultësirës Perëndimore e në jug parashikohen reshje shiu me intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave afatshkurtra të herëpashershme, ndërsa pjesa tjetër e vendit parashikohet të vijojë me reshje shiu me intensitet të ulët.

Në zonën e Alpeve dhe relievet e larta malore në verilindje- juglindje të vendit reshje dëbore me intensitet të ulët.

Era do të fryjë me drejtim kryesor juglindje –jugperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore pritet të fitojë shpejtësi deri 17 m/sek

Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon do të jetë i forcës 3-4 ballë.



Video