Ka pasur momente tensioni të lartë në protestën që u zhvillua përpara godinës së Parlamentit, ku protestuesit kanë hedhur bomba molotovi dhe fishekzjarrë ndaj forcave të policisë.
Një kameraman u pa në flakë, ndërsa kolegët e tij dhe efektivët e policisë ndihmuan për të shuar zjarrin në veshjen e tij.
Ndërkohë edhe një automjet i televizioneve është përfshirë nga flakët.
6 policë të dëmtuar nga bombat molotov dhe fishekzjarret
Nga vijimi i tubimit para Parlamentit, si pasojë e sulmit me bomba molotov, lëndë piroteknike dhe sende të forta, u dëmtuan edhe pesë punonjës policie, të cilët janë transportuar për ndihmë mjekësore, pasi kanë pësuar djegie e dëmtime fizike nga sendet e forta.
Përgjatë gjithë tubimit u dëmtuan në total gjashtë punonjës policie.