Kaos para Parlamentit/ Protestuesit hedhin molotov drejt efektivëve dhe medias, kameramani përfshihet nga flakët

10 Shkurt 2026, 19:56Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Protestuesit hedhin molotov drejt efektivëve dhe medias

Është përshkallëzuar situata në protestën që po zhvillohet përpara godinës së Parlamentit, ku protestuesit kanë hedhur bomba molotovi dhe fishekzjarrë ndaj forcave të policisë.

Një kameraman u pa në flakë, ndërsa kolegët e tij dhe efektivët e policisë po e ndihmonin për të shuar zjarrin në veshjen e tij.

Nuk dihet nëse kameramani ka mbetur i lënduar nga ky incident.

Ndërkohë edhe një automjet i televizioneve është përfshirë nga flakët.

 

 


Video