Trafik droge nga Amerika Latine drejt Zvicrës, dënohen nga GJKKO dy persona (EMRAT)

10 February 2026, 17:13Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Trafik droge nga Amerika Latine drejt Zvicrës, dënohen nga GJKKO dy
GJKKO

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dënuar me burgim dy persona që akuzoheshin për trafikim të lëndëve narkotike.

Gëzim Bakalli alias Shkembim Cërmanji u dënua me 19 vite burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar i konvertohet në 12 vite e 8 muaj burg.

Ndërsa Erjon Loci u dënua me 12 vite burg, por përfundimisht do të vuaj 8 vite në qeli për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Ka rezultuar se ata janë pjesë e një grupi të strukturuar kriminal që kanë trafikuar sasi të konsiderueshme lënde narkotike të llojit kokainë, heroinë, marijuanë dhe ekstazi nga Amerika Latine drejt Gjermanisë. Ndërsa dy të dënuarit nga GJKKO ishin ata që e kanë kryer aktivitetin e paligjshëm drejt Zvicrës. 

Bakalli akuzohej për pjesëmarrje në vepra penale në të paktën 15 raste, ndërsa Loci në të paktën gjashtë episode.

“I pandehuri Gëzim Bakalli ka patur rolin e drejtuesit dhe financuesit në këtë veprimtari të paligjshme kriminale, të cilën e ka konsumuar në bashkëpunim, në formë të grupit të strukturuar kriminal në 15(pesëmbëdhjetë) episode, ndërsa i pandehuri tjetër Erjon Loci, është njëri nga personat që ka ndihmuar të pandehurin Gëzim Bakalli, në transportimin dhe shitjen e lëndëve narkotike në territorin zviceran në 6(gjashtë) episode”, është shprehur më herët SPAK.


Video