Vetëvrasja e 61-vjeçarit në Maliq, 3 muaj më parë i kishte vdekur bashkëshortja…

10 February 2026, 14:50Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Vetëvrasja e 61-vjeçarit në Maliq, 3 muaj më parë i
Maliq

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarje e rëndë e ndodhur në Maliq, ku një 61-vjeçar i vetëvra.

Mësohet se shkak për aktin e rëndë është bërë gjendja e rënduar e tij, pasi 3 muaj më parë i kishte ndërruar jetë bashkëshortja.

Ai jetonte me të ëmën, e  cila raportohet se ishte ajo që e gjeti të pajetë, ndërsa fëmijët e tij jetonin jashtë shtetit.

Sipas banorëve të zonës, ai që prej vdekjes së bashkëshortes shkonte përditë në varrin e saj dhe kthehej në shtëpi duke qarë.  


Video