Aksident me motoçikletë në Lushnje, vdes drejtuesi

20 February 2022, 17:29Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Aksident me motoçikletë në Lushnje, vdes drejtuesi
Foto nga vendngjarja

Një aksident i rëndë ka ndodhur në fshatin Gjazë të Lushnjes, ku një person ka gjetur vdekjen si pasojë e përplasjes me motoçikletë.

Identiteti i viktimës ende nuk dihet, ndërsa deputeti Erion Braçe, që thotë se është njoftuar nga një fermer i këtij fshati tregon se viktima ka humbur kontrollin e motorit dhe është përplasur me kokë në bordurë.

I aksidentuari, sipas Braçes, ka humbur jetën rrugës për në spital.

“Nuk vlen motori se sa jeta o njerëz të mirë! Një kaskë në kokë do i shpëtonte jetën. më dogjoni, mos refuzoni! Vini kaskat në kokë nëse donit të ngisni motorët. Nuk u ka faj as policia, as Erion Braçe”, shkruan ai.

Në zonën e Divjakës kanë ndodhur nga fillimit i këtij viti 7 aksidente të tjera, që kanë shkaktuar dy të vdekur dhe shtatë persona të plagosur. Oër këtë arsye, policia ka ndërmarrë një aksion duke bllokuar këto mjete pa leje, apo gjobitur drejtuesit kur nuk respektojnë sigurinë gjatë udhëtimeve, përfshirë këtu mosvendosjen e kaskave.

Aksident me motoçikletë në Lushnje, vdes drejtuesi


Video