Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

Policia njoftoi se ka arrestuar një 39-vjeçar në qytetin e Shkodrës pasi ishte shpallur në kërkim për tre vepra penale.
I arrestuari është shtetasi me inicialet T.V. Ai akuzohet ”kultivimi i bimëve narkotike”, e kryer në bashkpunim, ”Shkatërrim i pronës”, “Shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe “Rebelimi i të burgosurve”,
Ky shtetas dyshohet se në gusht të vitit 2021, ka kultivuar bimë narkotike në një sipërfaqe toke në fshatin Shosh të Shkodrës.
Ndaj tij ka një masë sigurie arrest me burg, ndërsa dyshohet edhe se ka organizuar dhe drejtuar edhe një protestë të të burgosurve në paraburgimin e Shkodrës, ku u dogjën materialet e burgut.