Muret në pjesën hyrëse të Kalasë së Lezhës janë dëmtuar nga persona të panjohur mbrëmjen e së shtunës, që dyshohet se kanë hyrë në mjediset e biletarisë për të grabitur.
Një pjesë e mureve në hyrje të kalasë së Lezhës janë dëmtuar mbrëmjen e djeshme nga persona ende të pa identifikuar.
Specialisti i Drejtorisë së Trashëgimisë Kulturore, Ded Margjoni tregon për Top Channel se akte të tilla kanë ndodhur dhe herë të tjera, por kësaj herë janë prekur dhe dokumente me rëndësi historike dhe muret antike të kalasë.
Autorët nuk kanë kursyer dhe biletarinë në hyrje të kalasë duke e thyer dhe dëmtuar libra e dokumente me vlerë në brendësi të saj, sipas dyshimeve të para në përpjekje për të gjetur para, ose materiale të tjera me vlerë.
Shumë objekte janë dëmtuar dhe herë të tjera si stola, rrjeti elektrik, apo dhe ura në hyrje të kalasë dhe ende nuk është marrë asnjë masë parandaluese dhe padyshim është një akt i shëmtuar, që nuk i shërben askujt, dhe dëmton se tepërmi turizmin.