Javën tjetër rikthehet moti i keq, nisin reshjet e shiut dhe borës

19 February 2022, 19:51Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Javën tjetër rikthehet moti i keq, nisin reshjet e shiut dhe

Meteorologia Lajda Porja parashikon se kjo fundjavë përgjithësisht do të jetë e ngrohtë dhe me diell deri në mesditën e ditës së diel.

Termometri do të shënojë rritje që në mëngjes dhe pritet që temperatura të arrijë në 20 gradë celcius.

Dita e diel sjell reshje dhe forcim të erës në pjesën e dytë të saj. Dita e hënë do të jetë e ngjashme me mbrëmjen e së dielës, me reshje të pakta në një pjesë të mirë të territorit.

Dita e martë është ajo që bën diferencën.

Ku reshje do të ketë në të gjithë territorin shqiptar dhe në zonat malore do të shfaqen reshjet e dëborës ku temperaturat do të rikthehen sërish nën zero gradë celcius, bën me dije meteorologia, Tanja Porja.


Video