716 raste të reja dhe dy humbje jete nga Covid në 24 orët e fundit

31 July 2022, 17:12Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
716 raste të reja dhe dy humbje jete nga Covid në 24 orët e
716 raste të reja dhe dy humbje jete nga Covid në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se janë regjistruar 2 humbje jete si pasojë e koronavirusit. 716 raste të reja janë shënuar me Covid-19 në 24 orët e fundit.

Në 24 orët e fundit janë kryer 1590 testime, ndërsa janë shëruar 1055 qytetarë.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 1590 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 716 qytetarë, në këto bashki:

303 në Tiranë, 68 në Durrës, 66 në Fier, 35 në Lushnje, 24 në Vlorë, 19 në Sarandë, 18 në Kamëz, 17 në Shkodër, nga 15 qytetarë në Kavajë, Berat, 11 në Krujë, nga 10 qytetarë në Divjakë, Pogradec, 9 në Gjirokastër, nga 8 qytetarë në Mirditë, Tepelenë, Dimal, nga 7 qytetarë në Vorë, Himarë, nga 6 qytetarë në Lezhë, Mallakastër, nga 5 qytetarë në Malësi e Madhe, Delvinë, nga 4 qytetarë në Kurbin, Shijak, Përmet, Gramsh, nga 3 qytetarë në Selenicë, Skrapar, Elbasan, nga 2 qytetarë në Pukë, Has, Roskovec, Kolonjë, nga 1 qytetar në Kukës, Rrogozhinë, Patos.

Janë 8,239 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 32 pacientë. Në 24 orët e fundit ka dy humbje jete me Sars-Cov2: dy qytetarë nga Tirana të moshave 69-92 vjeç.

Janë shëruar 1055 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 300,313 që nga fillimi i epidemisë.


Video