"Fshihej në përrua, poshtë urës", si u arrestua vrasësi Ramis Mici

31 July 2022, 13:57Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

"Fshihej në përrua, poshtë urës", si u arrestua

Pas më shumë se 24 orësh është arrestuar Ramis Mici, autori i krimit që tronditi Elbasanin.

Mici masakroi me thikë bashkëjetuesen e tij, Jetlira Elezi, në banesën që kishin marrë me qira në lagjen “Skënderbej”.

Mësohet se Ramis Mici ishte fshehur poshtë përroit të Zaranikës. Ai që prej ditës së djeshme, pasi kreu krimin dhe u arratis kishte qëndruar poshtë urës.

37-vjeçarja Jetlira Elezi kishte 6 vite që bashkëjetonte me Micin.

Ajo ishte nga qyteti i Belshit, dhe kryesisht të dy ishin pa punë të qëndrueshme.

Jetlira Elezi ishte e divorcuar dhe kishte një vajzë edhe autori është i divorcuar dhe ka dy fëmijë.

6 ditë para krimit makabër, Elezi kishte kërkuar urdhër mbrojtje.  

 


Video