Në zonën e Dropullit në Gjirokastër vatra e zjarrit e cila nisi ditën e djeshme në fshatin Goranxi, nuk është shuar ende.
Zjarri është vënë nën kontroll në pjesën e Gjirokastrës, por po avancon drejt perëndimit në drejtim të Finiqit si dhe drejt parkut të Syrit të Kaltër. Helikopteri i Forcave të Armatosura, i cili po furnizohet me ujë në liqenin e Peshkopit, në mëngjesin e sotëm ka kryer të paktën 12 fluturime dhe po punon për shuarjen e flakëve.
Një ditë më parë 2 avionë grekë ndërhyn për të shuar flakët në zonën e Dropullit, pasi ndërhyrja nga terreni me mjete zjarrfikëse ishte e pamundur për shkak të zonës malore, ndërsa zjarrfikësit kanë qenë në përpjekje të vazhdueshme që të shuajnë flakët me mjete primitive.