Vrau gruan me thikë, arrestohet Ramis Mici

31 July 2022, 13:05Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Vrau gruan me thikë, arrestohet Ramis Mici
Ramis Mici

Policia e Elbasanit ka arrestuar pas 24 orësh ndjekje Ramis Micin, i cili vrau me thikë bashkëjetuesen e tij Jetlira Elezi, 37-vjeçe.

Ngjarja e rëndë ndodhi në orët e para të mëngjesit të së shtunës në Elbasan, në një banesë në lagjen ‘Skëndërbej’.

Vetëm 3 ditë më parë kishte qenë policia e cila kishte prangosur Ramisin për dhunë. Që nga ai moment kur 37 vjeçarja ishte kthyer ne banesë ajo nuk jetonte më në katin e parë të banesës me qira, por pronarët i kishin liruar një ambient në bodrum, aty ku ndodhi dhe krimi i rëndë.

Jetlira nuk ishte e pajisur ende me urdhër mbrojtjeje ndërsa kishte bërë vetëm një kërkesë.




Video