Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

Është shoqëruar në polici vëllai i Jetlira Elezit, e cila u vra nga bashkëjetuesi i saj Ramis Mici mëngjesin e së shtunës.
Ai kërcënoi në rrjete sociale se do të merrte hak për vrasjen e të motrës duke i vrarë Micit të gjithë anëtarët e familjes së tij.
Ish- bashkëshortja e Micit kontaktoi me redaksinë e VoxNews, ku bëri apel për ndihmë sepse ndjehej e kërcënuar nga vëllai i Jetlira Elezit.
Jetlira Elezi ishte e divorcuar dhe kishte një vajzë, ndërsa autori është i divorcuar dhe ka dy fëmijë.
Shkak i ngjarjes së rëndë dyshohet se ka qenë xhelozia.