400 mijë lekë ryshfet për uljen e dënimit, Apeli lë në "arrest shtëpie" gjyqtaren Zamira Vyshka

16 August 2022, 14:22Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
400 mijë lekë ryshfet për uljen e dënimit, Apeli lë
Zamira Vyshka

Gjykata Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi masën e sigurisë "arrest shtëpie" për gjyqtaren e Elbasanit, Zamira Vyshka.

Ndërkohë ka lënë në fuqi dhe vendimet "arrest shtëpie" për familjarin e të burgosurit Arben Tiranën, si dhe masat "arrest me burg" për avokatin Ilir Pashaj, Taulant Ramollari e Xhuljo Musai.

Gjyqtarja Zamira Vyshka dhe avokati Ilir Pashaj, ish gjyqtar i larguar nga detyra para vetingut, u arrestuan me 22 korrik me urdhër të SPAK, me akuzën e korrupsionit me një skemë të uljes së dënimit ndaj një shtetasi kundrejt rryshfetit. Arrestimet erdhën pasi përgjimet dhe vëzhdimet e Prokurorisë së Posaçme nxorën zbuluar gjyqtaren dhe avokatin Ilir Pashai.

Bëhet fjalë për të pandehurin Xhulio Musai, i akuzuar për plagosje, i cili kërkoi ulje dënimi me 6 muaj burg duke ofruar shumë 200 mijë lekë me negociator avokatin Ilir Pashai. Por gjyqtarja kishte kërkuar dyfishin, 400 mijë lekë.

Familjarët ishin të gatshëm të jepnin paratë e kërkuara për të lehtësuar dënimin e Xhulio Musait, por me fryrjen e shumës nga gjyqtarja familjarët nuk kishin pranuar.


Video