Atentati ndaj Brahimit dhe Preçit kalon në duart e SPAK, dyshohen si autorë një grup i fuqishëm nga Laçi

16 August 2022, 13:53Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Atentati ndaj Brahimit dhe Preçit kalon në duart e SPAK, dyshohen si
Ylli Brahimi

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka marrë në dorë çështjen e atentatit e mbrëmjes së 22 Korrikut në Milot, ku mbeti i vrare Klisman Preçi dhe u plagos Ylli Brahimi.

Prokuroria e Kurbinit e ka klasifikuar këtë çështje si një atentat të kryer nga një grup kriminal dhe për këtë arsye i ka kaluar në dorë SPAK-ut.

Burime te besuara thanë për News24 se dosja është tërhequr një javë më parë dhe veprimet po kryhen nga Prokurori i SPAK Altin Dumani.

SPAK po kalon në sitë të gjithë kundërshtarët e Ylli Brahimit që besohet se ishte shënjestër e atentatit. Brahimi, mik i Ervis Martinajt, udhëtonte me një makinë të blinduar, ndërsa ra pre e atentatit, por fatmirësisht arriti t’i mbijetonte plumbave. Sipas Klodiana Lalës, bëhet fjalë për një grup shumë të fuqishëm kriminal në zonën e Laçit dhe dyshohet se ngjarja ka ndodhur për prishje të pazareve në aktivitet e tyre kriminale kohëve të fundit.

Por vetëm 2 muaj më parë Preçit (viktima) bashkë me kushëririn e tij Blerim Preçi i shpëtuan një atentati teksa udhëtonin me një Benz ML dhe u qëlluan nga një “Audi” e zezë.


Video