Një 38-vjeçar nga Gjirokastra është arrestuar nga Policia, pasi ka kanosur për shkak të detyrës një efektiv policie. Në pranga është vënë shtetasi me inicialet I. O., banues në Gjirokastër.
"Ky shtetas më datë 15.08.2022, në fshatin Derviçan, Gjirokastër, ka kanosur për shkak të detyrës punonjësin e Policisë, shtetasin H. H., pasi punonjësi i Policisë, në zbatim të detyrave funksionale, ka referuar materialet në Prokurori në ngarkim të vëllait të 38-vjeçarit, i cili ishte kapur më parë nga shërbimet e Policisë me një sasi të vogël lënde narkotike kanabis." thuhet në njoftimin e Policisë
Uniformat blu gjatë kontrollit fizik të 38-vjeçarit, i kanë gjetur dhe një mjet prerës (thikë).
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprat penale "Kanosja për shkak të detyrës" dhe "Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta".