Personi që lajmëroi zhdukjen e Ervis Martinajt ndodhet në Dubai, e pamundur t'i merret dëshmia

16 August 2022, 14:08Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Personi që lajmëroi zhdukjen e Ervis Martinajt ndodhet në Dubai,
Ervis Martinaj

Pas kalimit të atentatit ku mbeti i vrarë Klisman Preçi dhe u plagos rëndë Ylli Brahimi në duart e SPAK, ky i fundit ka gjasa që të gjitha dosjet e rënda kriminale, ku përfshihet ngjarja e Milotit por edhe atentatit i trefishtë në Fushë-Krujë, t'i përfshijë në një të vetme me qëllim për të mësuar se cilat janë kundërshtarët që duan ta eleminojnë të shumëkërkuarin e drejtësisë Ervis Martinaj. 

Kjo sipas News24 vjen edhe pas denoncimit të xhaxhit të tij, Faik Martinaj, i cili ka ngritur dyshime se disa grupe të fuqishme kriminale janë kundërshtarë që duan të eleminojnë nipin e tij.

Sa i përket denoncimit të bërë nga xhaxhi i Martinaj, Prokuroria e Kubrinit e ka regjistruar procedimin penal si një rrëmbim të mundshëm personi dhe mësohet se një grup i posaçëm agjentësh me hetuesit më të mirë që ka Policia e Shtetit janë duke u marrë me çështjen.

Policia është duke kryer kërkime në zonat e Fushëkuqes, në Durrës dhe Vlorë ku mendohet se Ervis Martinaj kishte të njohur të tij dhe mendohet e strehonin.

Ndërkohë kujtojmë që personi i cili ka informuar familjarët që ka humbur kontaktet ndodhet në Dubai dhe policia nuk ka mundur që të marrë një dëshmi në lidhje me ngjarjen.

Kujtojmë se hetimet për zhdukjen e Martinaj nisën pas denoncimit në policinë e Kurbinit të xhaxhait të tij Faik Martinaj, i cili tha se kishte humbur kontaktet me nipin dhe dyshonte se diçka e keqe mund t’i kishte ndodhur për shkak të konflikteve që ka me grupe të ndryshme kriminale.


Video