Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Një 25-vjeçare nga Maqedonia e Veriut rezulton e zhdukur prej 4 muajsh, periudhë gjatë së cilës nuk ka patur kontakte me familjarët e saj.
Ka qenë nëna e 25-vjeçares ajo që ka denoncuar në policinë e Pogradecit zhdukjen e vajzës.
Familja është me origjinë nga Prilepi i Maqedonisë, por banojnë në Pogradec.
“Më datë 29.09.2023, në Komisariatin e Policisë Pogradec është paraqitur shtetasja A. H., 49 vjeçe, banuese në Pogradec, e cila ka kallëzuar se 4 muaj më parë, ka humbur kontaktet me vajzën e saj S. H.(R.), 25 vjeçe, banuese në Prilep, Maqedonia e Veriut. Po punohet për gjetjen e saj”, thuhet në njoftimin e policisë.