Përkeqësohet situata në pyllin e Pishporos, zjarrfikësit nuk i afrohen dot flakëve masive

30 September 2023, 13:17Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Përkeqësohet situata në pyllin e Pishporos, zjarrfikësit nuk
Zjarri në Pishporo me dron

Vatrat e zjarrit në masivin pyjor të Pishporos në Fier vazhdojnë të djegin sipërfaqe të mëdha.

Vatra konsiderohet tepër e madhe, temperaturat në mesditë që arrijnë deri në njëmijë gradë e bëjnë të pamundurën ndërhyrjen e zjarrfikësve dhe të forcave të Mbrojtjes, pasi flakët kanë përpirë edhe kurorën në lartësinë 15-20 metra.

Zjarri po vijon prej 4 ditësh ndërsa sot situata është përkeqësuar së tepërmi.

“Kemi vatra zjarri në zonën pyjore të Pishporos, e cila është zonë e mbrojtur, prej pesë ditësh. Bëhet fjalë për një vatër zjarri të ekzagjeruar në një sipërfaqe pyjore shumë të dendur, në një pyll të shkallëzuar që ka bimësi të ulët si shkurre dhe të lartë, bimësinë e pishave, e cila e ka bërë të pamundur në shumë momente sidomos gjatë mesditës, operimin qoftë me forca zjarrfikëse, ashtu edhe me forca të armatosura pasi zjarri ishte në kurorë, në lartësitë 15-20 metra , duke e vështirësuar shumë punën e strukturave në terren", ka thënë Prefekti i Fierit Lefter Shehaj.


Video