E preu makina e grirjes së mishit, publikohet foto e shqiptares që ndërroi jetë në Greqi

30 September 2023, 11:51Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
E preu makina e grirjes së mishit, publikohet foto e shqiptares që
Foto ilustruese

Shqiptarja që humbi jetën tragjikisht mbrëmjen e së premtes në Greqi teksa po pastronte makinerinë e mishit në punë është identifikuar si shtetasja me emrin Ana.

Mediat greke raportojnë se në pranga është vënë pronari i dyqanit të mishit në Mesolongji, ku vdiq 50-vjeçarja shqiptare.

Ndërsa hetimet paraprake për zbardhjen e plotë të shkakut të ngjarjes po kryhen nga autoritetet greke.

Trupi i gruas fatkeqe u dërgua për autopsi në Patra.

E preu makina e grirjes së mishit, publikohet foto e shqiptares që
Shqiptarja humbi jetën në punë në Greqi

Video