Goditen nga rrufeja, ngordhin 10 krerë bagëti në Gramsh. Çobani shpëton për mrekulli

29 September 2023, 22:36Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Goditen nga rrufeja, ngordhin 10 krerë bagëti në Gramsh.
Goditen nga rrufeja, ngordhin 10 krerë bagëti në Broshtan

Reshjet e shiut të shoqëruara me bubullima dhe vetëtima, kanë përfshirë disa zona të Gramshit.

Në fshatin Broshtan, rrufeja goditi një tufë me bagëti dhe për pasojë ngordhën 10 krerë.

Ndërkohë çobani Qyra ka shpëtuar për mrekulli. Në ndihmë të tij, kanë mbërritur banorë të fshatit.

 


Video