Beleri tenton sërish, kërkesa për leje të posaçme në dorë të Gjykatës së Durrësit

30 September 2023, 10:16Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Beleri tenton sërish, kërkesa për leje të posaçme
Fredi Beleri

Gjykata e Durrësit ka në dorë tashmë të vendosë nëse do t'i japë apo jo leje Fredi Belerit, për të dalë nga burgu në mënyrë që të bëjë betimin si kryebashkiak i Himarës.

Çështja i ka kaluar tashmë Gjykatës së Durrësit, që duhet të caktojë nëse vendimi i Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve për të mos i dhënë leje Belerit është apo jo i drejtë.

Kujtojmë se lejen për të dalë nga burgu e jep ose refuzon Drejtoria e Burgjeve, dhe në rastin e refuzimit, i burgosuri ka të drejtë ta apelojë në gjykatë, çka e ka bërë tashmë.

Fredi Beleri u arrestua në ambientet e një lokali në Himarë, vetëm 2 ditë para zgjedhjeve vendore të 14 majit, pasi u kap në flagrancë bashkë më bashkëpunëtorin e tij Pandeli Kokaveshi duke blerë vota.

Beleri nuk ka mundur të marrë detyrën, pasi autoritetet gjyqësore nuk i dhanë leje për të kryer betimin.


Video