E rëndë / Shqiptarja vritet nga makineria që grin mishin, ngjarja horror në sy të vajzës

30 September 2023, 09:31Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
E rëndë / Shqiptarja vritet nga makineria që grin mishin, ngjarja
Foto nga vendngjarja

Një 50-vjeçare shqiptare është prerë nga një makineri për grirjen e mishit, teksa po përpiqej ta pastronte.

Ngjarja tragjike ndodhi mbrëmjen e së premtes në Mesolongji të Greqisë. Raportohet se viktima po pastronte makinerinë e mishit, por ajo i ka kapur flokët duke i shkaktuar plagë të rënda.

Sipas medieve greke, ngjarja ka ndodhur në sy të vajzës së saj, e cila ka nisur të bërtasë.

Nënë e bijë raportohet se punonin duke pastruar dyqane.

Gruaja jetonte në Mesolongji me dy fëmijët e saj, vajzën dhe djalin 10-vjeçar, dy vitet e fundit, ku u zhvensos pas largimit nga Shqipëria, pas ndarjes me bashkëshortin.

“Ishte një grua shumë e mirë, punonte nga mëngjesi në darkë së bashku me të bijën duke pastruar dyqanet, për të fitur bukën e gojës”, tha për "Protothema" një banor i lagjes.

 


Video