I rrëmbeu çantën me para kambistit dhe u largua me vrap, pakistanezi kapet nga policët bashkiakë të Sarandës

30 September 2023, 12:28Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
I rrëmbeu çantën me para kambistit dhe u largua me vrap,
Grabitësi i dyshuar

Një i ri pakistanez i ka rrëmbyer çantën me para të një kambisti pranë Parkut Miqësia në Sarandë dhe është larguar me vrap.

Ngjarja ka ndodhur para pak çastesh në qendër të qytetit të Sarandës.

Kambisti ka bërtitur dhe zëri i tij është dëgjuar edhe nga punonjësit e Policisë Bashkiake që ndodheshin për normalizimin e trafikut rrugor te kryqëzimi, të cilët janë vënë menjëherë në ndjekje të tij.

Pas një ndjekjeje nëpër rrugica, autori është kapur nga punonjësit e Policis Bashkiake dhe i është dorëzuar forcave të Policisë së Rendit në Sarandë.

I rrëmbeu çantën me para kambistit dhe u largua me vrap,


Video