Veliaj trondit Ramën: Edhe në Spaç të më çosh, nuk shantazhohem, ke larguar socialistët dhe ke vënë ministra palaço

4 November 2026, 18:30Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Veliaj trondit Ramën: Edhe në Spaç të më çosh,

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka zbardhur përgjigjet e tij, në bisedën që ka zhvilluar me Toni Gogun në burgun e Fierit.

Më poshtë, janë përgjigjet e plota, të zbardhura nga Veliaj:

Përgjigjet e mia: TG

1 - Transferim si “nder” + protestat

- E kuptoj që je veç lajmësi, jo autori – s'të vë faj ty, mbetesh miku im, pavarësisht rolit.

- Turp që KM merret vetë me internimet.

- Nëse R. mendon se duke më larguar dhe izoluar nga familja bëhet i madh – he belittles himself – dhe gardianët në burgje e tallin.

- Bëtë goditje të madhe, për të dalë kaq të vegjël, pity.

- Më çoni dhe në Spaç po deshët, nuk përkulem e nuk shantazhohem.

- Çfarë “nderi” duhet t’i njoh KM? Që negocion me prokurorët për sa akuza do kem e sa vite do marr?

- Ç’a dmth hera e fundit si baba? Kërcënim?

- Kjo e prok që thua “duan të më hanë të gjallë, e më duan të vdekur” është turp për ju që bëni këto muhabete

- Nuk jam organizator e financues as i Flamingove, as studentëve - këto janë gjepura si në kohë të Enverit! Ku është katandis shteti, gjeti armikun e brendshëm

- Kur ruaja unë Tiranën nga dhuna 54 javë digjej bashkia s’ju akuzoja ju dhe pse digjej BT me molotovë e s’lëvizi gishtin kush.

- Si mund të rrëzoj rendin kushtetues nga burgu? A jeni në vete apo e thoni të qetësohet KM? I kuptoni fjalët që thoni? Ju paska thënë dhe terrorizëm! HAHA

- Unë nuk i bie shtëpisë sime me gurë. PS jo e jo, po flas Tiranën. Jam marrë me çdo semafor, pllakë në shesh, sinjalistikë etj. më dhemb më shumë se të gjithë ju bashkia.

- Po ju s’keni nga ta dini, keni një qeveri ku asnjë ministër s’ka bërë një ditë opozitë.

- Unë isha aty në 21 janar, aty për grevën e urisë, aty në “28 janar” (e di KM sh mirë), e verën 2011 me R e lanë të gjithë vetëm.

- Ku ishin këta sot ministra? Ndaj e kanë kollaj ta gjënjejnë e helmojnë, me “armiq të brendshëm” se s’kanë as memorie, sillen si palaçot tek “rrobat e mbretit”

- Bëra dy postime politike vetëm - 1 për Hashën dhe UÇK + 1 për Vuçiçin. Nuk flisni me mua 20 muaj e ju kap tartakuti e merreni me birucat. I qëndroj postimeve, ju merruni me birucat.

- Përgjigja për KM është: Nuk i organizoj protestat, po as nuk më intimidon dot me këto sajesa që i përbuz me neveri. Fuckin’ groë up, ku ju del koha të merreni.

- Jo këtu, po në Spaç të më çoni 100 vjet nuk më përkulni dot. Ta harrojë R.

2

- Nuk e delegoj BT. E delegova 18 muaj. Mandatin ma dha GJK dhe populli i majtë e qytetar 160 mijë vota

 - 0 shkolla

 - 0 pemë të mbjella

 - 0 investime të reja

 - 0 vendime të rëndësishme

 - 0 kredi të lëshuara, madje humbëm dhe Katarin te Bulevardi Ri, dhe BEI te Lana

- Në pak javë që e mora u zhbllokuan 6 shkolla në shtator, +1500 kredi të buta

- Jo se jam më i afti, po se jam zgjedhur, ndaj dhe më i përgjegjshëm

- KM premtoi do merrej vetë, po plehrat u bënë mullar, ikën socialistët dhe sollët Dash Sulën e vogël që vinte gjoba. Pse mbaruan njerëzit që sollën fitoret me PS?

- Riktheva Bashkinë te Socialistët e qytetarët; Etleva 24 karat socialiste e jona, e ndershme e aftë.

- Sadi ish prefekt e deputet socialist, me kontribute si tironc e në PS.

- Sarën që fëmijë e kam pasur në FRESSH - ka dhënë vitet më të mira në PS+BT

- PS nuk rritet nga skorjet që hedh saliu, po nga promovimi i të rinjve brenda e jashtë PS

- Ndaj hajt ta promovojmë Arbrin, s’është djalë i keq, por delegimin nuk e bëj më

- Fool me once, shame on you, Fool me tëice, shame on me

3

Përgjigja për Plaron

- 20 muaj s’më latë asnjë këshilltar tjetër. Ti vetë vjen pas 2 vjetësh. Me kë të këshillohem unë? Me muret?

- A më thua që KM cakton birucat, takimet, vizitat në spital? Ç’a më thua këshillohu?

- A ju shkruajti në chat grupe për Etjenin, mos u merrni?

- Plaro m’u bë shok, mik e avokat. Para vakisë ishim bashkëpunëtorë, po ngaqë ju ikët a s’ju la udhëheqësi, mbeta veç me Plaron e tani them më mirë 1 Ii saktë se 1000 servilë kot.

- 24:00 e mbyllëm. Më solli dy libra e falenderova, ai u largua me drejtorin, unë u riktheva në qeli me paterica.

- I urova të mira e të fala, po nuk pranoj afera të paligjshme.

 


Video