Vrau babanë dhe gënjeu Policinë bashkë me nënën sikur e kishte sulmuar ariu, kush është autori i krimit të rëndë?

4 November 2026, 16:55Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Vrau babanë dhe gënjeu Policinë bashkë me nënën

Gazmir Fiku, supervizor në OSHEE për më shumë se një dekadë, dyshohet se mbrëmjen e djeshme ka vrarë të atin me pistoletë dhe për të fshehur krimin, bashkë me nënën Sadete Fiku, kanë deklaruar në Polici se e kishte kafshuar ariu.

Sot, pas një hetimi intensiv, u bë i mundur dokumentimi i ngjarjes së ndodhur në fshatin Godvi, Bulqizë.

Fillimisht, familjarët e shtetasit Urim Fiku raportuan se ai kishte humbur jetën si pasojë e sulmit nga një kafshë e egër (ari), por nga hetimet e kryera dhe ekzaminimet mjekoligjore rezultoi se ky shtetas ishte vrarë me armë zjarri.

"Në vijim të veprimeve hetimore, u bë ndalimi i shtetasve: Sadete Fiku, 57 vjeçe dhe Gazmir Fiku, 33 vjeç, të dy banues në fshatin Godvi (përkatësisht bashkëshortja dhe djali i shtetasit Urim Fiku).

Ndalimi i tyre u bë pasi dyshohet se, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vrarë me armë zjarri dhe mjete të forta prerëse shtetasin U. F. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një armë zjarri pistoletë, model 54, me fishekë, si dhe një gëzhojë pistolete, e gjetur në oborrin e banesës.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë Dibër për veprat penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve”, kryer në bashkëpunim", bën me dije Policia.

Për momentin, nuk dihen arsyet e krimit të rëndë.

Vrau babanë dhe gënjeu Policinë bashkë me nënën

Gazmir Fiku, autor i dyshuar i vrasjes se babait te tij ne fshatin Godvi, Bulqizë


Video