Zbulohet formacioni i Kombëtares shqiptare për Serbinë, Sylvinho zgjedh një emër surprizë në sulm

11 Tetor 2025, 19:05Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Kombetarja shqiptare

Më pak se dy orë na ndajnë nga ndeshja mes Shqipërisë dhe Serbisë në Leskovc, aty ku kuqezinjtë do të luajnë shanset e fundit për një vend në “Play Off” të Botërorit 2026.

Sylvinho i ka besuar rreshtimit të tij “bazë” 4-3-3.

Në portë do të jetë Strakosha. Mbrojtja do të përbëhet nga Hysaj, Ajeti, Gjimshiti dhe Mitaj.

Në mesfushë është treshja Asllani, Laçi dhe Shehu.

Ndryshimi i vetëm vjen nga krahu i majtë i sulmit, aty ku nuk do të jetë as Bajrami dhe as Hoxha, por Myrto Uzuni, ndërsa krahu i djathtë i është besuar Brojës.

Në majën e sulmit do të jetë sërish Manaj.

Zbulohet formacioni i Kombëtares shqiptare për Serbinë, Sylvinho


Video