Mungesa e flamurit shqiptar, justifikohet federata serbe: E hoqëm për të evituar incidente

10 Tetor 2025, 21:05Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Stadiumi Duboçiça pa flamurin shqiptar

Një gjest i turpshëm u vu re në stadiumin “Duboçiça”, aty ku do të luhet sfida mes Serbisë dhe Shqipërisë.

Gjatë seancës stërvitore të kuqezinjve, në stadium mungonte flamuri shqiptar.

E pyetur nga Top Channel Federata Serbe ka reaguar për këtë gjest, duke thënë se ka dashur të evitojë ndonjë incident nga dikush dashakeq. Federata theksoi se flamuri kuqezi do të vendoset nesër në stadium përpara ndeshjes dhe do të jetë aty gjatë gjithë takimit.

Sfida do të startojë mbrëmjen e së shtunës në orën 20:45 dhe do të keni mundësinë ta ndiqni drejtpërsëdrejti në DigitAlb.


Video