Kombëtarja shqiptare mbërrin në Serbi nën masa të forta sigurie

10 Tetor 2025, 15:14Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Kombëtarja shqiptare

Kombëtarja e Shqipërisë ka mbërritur në Nish, ndërsa siç edhe pritej është shoqëruar nga forca të shumta policore për në hotel.

Kuqezinjtë do të zhvillojnë sot seancën e fundit stërvitore në prag të sfidës me Serbinë. Fillimisht është programuar konferenca për shtyp në orën 16:30 ku trajneri Silvinjos dhe Elseid Hysaj do thonë fjalën e tyre.

Ndeshja nesër ka vlerë për Grupin K në kualifikueset e Botërorit 2026. Të dyja përfaqësueset luftojnë për një vend në “play-off”, pasi Anglia shfaqet e sigurt në vendin e parë.

Sfida në Tiranë mes Shqipërisë dhe Serbisë kaloi pa incidente. Federata e Serbisë vendosi ta zhvendoste ndeshjen nga Beogradi në Leskovac, për arsye sigurie. Ndeshja e nesërme ndërkohë pritet të ketë rreth 5000 tifozë.


Video