Dje shiste biskota në rrugë për të mbështetur familjen, sot vesh fanellën e kombëtares argjentinase dhe do luajë në Kupën e Botës

7 Tetor 2025, 20:56Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Lautaro Rivero

Argjentina do të luajë në ditët e ardhshme dy ndeshje miqësore ndaj Venezuelës dhe Porto Rikos me një risi të madhe në radhët e saj. Trajneri Lionel Skaloni ka ftuar për këto ndeshje disa nga emrat e zakonshme, por edhe një debutues të veçantë, mbrojtësin Lautaro Rivero.

Një ëndërr që bëhet realitet për 21-vjeçarin i cili për të mbajtur familjen e tij, në periudhën kur luante si pjesë e akademisë së River Plejt, njëkohësisht bënte edhe shitësin ambulant në rrugët e Buenos Airesit.

Rivero kishte shkëlqyer në akademinë e klubit dhe River Plejt e dërgoi këtë vit në huazim te Central Kordoba ku qendërmbrojtësi u bë protagonist duke fituar Kupën e Argjentinës. Kjo bëri që ai të kthehej menjëherë në radhët e River Plejt, duke mbyllur para kohë huazimin dhe tashmë ka ardhur vlerësimi edhe nga Skaloni me ftesën për ekipin kombëtar.

Një ndryshim radikal për jetën e lojtarit, i cili nuk ka hezituar ta tregojë në rrjetet sociale. “Një vit më parë, nuk më besohet e gjithë kjo”, shkruante ai në një postim së fundmi ku shfaqej duke shitur në rrugë biskota.

“Jo vetëm biskota, por edhe lule. Unë shkoja në tregun kryesor të qytetit për të shitur blloqe shënimi. Kur isha në ekipin e të rinjve të River Plejt, kaloja kohën e lirë duke bërë shitësin në rrugë”, zbuloi në një intervistë mbrojtësi, i cili tashmë do të ndajë të njëjtën dhomë zhveshjesh me Lionel Mesin dhe emrat që bënë realitet ëndrrën e argjentinasve duke fituar Kupën e Botës.

Dje shiste biskota në rrugë për të mbështetur familjen,


Video