Tirana dominon derbin e kryeqytetit, fiton ndaj Partizanit me tre gola

3 October 2025, 20:58Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Tirana dominon derbin e kryeqytetit, fiton ndaj Partizanit me tre gola
Partizani - Tirana

Tirana ka fituar 3-0 derbin e kryeqytetit me Partizanin.

Golat e shënuar nga Falaje ‘19, Patsatsia me penallti në minutën e 31-të dhe Tabeku në të 73-ën kanë ndezur atmosferën bardheblu në stadiumin “Arena Kombëtare” në kuadër të javës së gjatë të kampionatit shqiptar të futbollit.

Tirana ka arritur të marrë tri pikë të arta që mund ti ndryshojnë rrjedhën e sezonit.

Bardheblutë renditen të tetët momentalisht me 5 pikë, ndërsa Partizani në vendin e nëntë me 4 pikë.


Video