Tunelet që “hanë” para’, 1.3 milionë euro për mirëmbajtje dhe si...
15 Nëntor, 16:14Fokus
Shtatë ndeshjet e Champions League, të vlefshme për raundin e dytë, prodhuan plot 25 gola të shënuar.
Bayern Munich dhe Atletico Madrid shkëlqyen me goleada, pasi mposhtën 5-1 skuadrat e Pafos dhe Eintracht Frankfurt.
Interi nuk e diskutoi suksesin ndaj Slavia Pragë, skuadër të cilën e mundi pastër 3-0.
Humbje e hidhur për Liverpool, që u mund 1-0 nga Galatasaray.
Marseille nuk fali, duke mposhtur thellë 4-0 Ajaxin, ndërsa Chelsea triumfoi 1-0 përballë Benficas së Mourinhos.
Tottenham shmangu humbjen, duke barazuar 2-2 me Bodo Glimt, pavarësisht disavantazhit të dyfishtë.