Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Arbër Hoxha ka shënuar sërish për Dinamo Zagrebin. Pas rrjetës që gjeti ndaj Hajduk Split, sulmuesi i kombëtares shqiptare tundi rrjetën ndaj Slaven Belupos.
I vetëm në zonë, ndërsa rrethohej nga disa futbollistë rivalë, zhbllokoi takimin. Jo vetëm kaq, pasi Hoxha asistoi edhe golin në minutën e dytë shtesë të pjesës së parë.
Kështu Dinamo Zagreb e mbylli në avantazh 2 me 0 fraksionin e parë ndaj Slaven Belupos. Duhet thënë se Hoxha po kalon formë të shkëlqyer para ndeshjes në Serbi.