Mahniti Turqinë, Shqipëria kërkon talentin Berat Lush

26 Shtator 2025, 17:46Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Berat Lus

Festa me shqiponjë ndoshta ishte një sinjal ose një flirtim nga larg me Shqipërinë. Për më tepër, në rrjetet sociale mban gjithmonë flamurin kuqezi.

Berat Lus (Lush) i mahniti të gjithë në Turqi me 4 golat e shënuar në një ndeshje, ku Erokspori fitoi 5-0 ndaj Istambulsporit.

Por lajmi i vërtetë nuk janë 4 golat, por fakti që djaloshi 18-vjeçar mund të përfaqësojë Shqipërinë në të ardhmen.

Sepse Berat Lush është me origjinë shqiptare nga Gostivari, familje që ka emigruar në Turqi në vitet ’80.

Sipas medieve, burime pranë FSHF-së konfirmojnë interesin për sulmuesin e talentuar dhe faktin që trajneri i Kombëtares U-21, Alban Bushi, ka nisur bisedimet me familjarët e tij.

Ai është duke marrë kohë, por sinjalet kanë qenë pozitive.

Lush është në pronësi të skuadrës së Galatasarayit, ku ka debutuar dhe ka luajtur 4 ndeshje, por këtë vit është huazuar për të fituar më shumë eksperiencë.

18-vjeçari luan si sulmues në krahun e majtë, por mund të mbulojë disa role në repartin e avancuar.


Video