Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Katër ndeshjet e Bundesligës, të vlefshme për javën e pestë, nuk prodhuan surpriza në rezultate.
Pretendentët bënë detyrën, duke marrë fitore shumë të rëndësishme. Borussia Dortmund triumfoi 0-2 në transfertë ndaj Mainz.
Golat e shënuar nga Svensson e Adeyemi, i dhanë suksesin e katërt radhazi verdhezinjve, që renditen në vendin e dytë me 13 pikë, dy më pak se Bayern Munich.
Bayer Leverkusen fitoi 1-2 ndaj St Pauli dhe ngjitet në vendin e katërt me tetë pikë.
Fitore të rëndësishme mori edhe Leipzig, që triumfoi minimalisht ndaj Wolfsburg.
Në ndeshjen tjetër Heidenheim mundi 2-1 skuadrën e Augsburg.