Surpriza në Premier League/ Humbja e parë për Liverpool, bie edhe Chelsea, City feston me goleadë

27 Shtator 2025, 18:53Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Humbja e parë për Liverpoo

Java e gjashtë, mund të konsiderohet edhe si java e surprizave në Premier League. Pas Manchester United, edhe skuadra të tjera të mëdha kanë humbur.

Liverpool pësoi disfatën e parë sezonale në transfertë, ku u mposht nga Crystal Palace. Sarr zhbllokoi takimin në pjesën e parë, ndërsa Chiesa barazoi në minutën e 87-të.

Megjithatë vendasit nuk u dorëzuan dhe morën fitoren, me një gol të shënuar nga Nketiah në minutën e 97-të. Liverpool mban kryesimin me 15 pikë, ndërsa Crystal Palace ngjitet në vendin e dytë me 12 pikë.

Humbje pësoi edhe Chelsea që u mposht me përmbysje nga Brighton në shtëpi, me rezultatin 3-1.

Manchester City nuk fali ndaj Burnley, duke triumfuar me rezultatin 5-1 në shtëpi. Te skuadra mike, luajti edhe sulmuesi Armando Broja, i cili u aktivizua në minutën e 68-të, por pa arritur të lërë shenjë.

 


Video