Tunelet që “hanë” para’, 1.3 milionë euro për mirëmbajtje dhe si...
15 Nëntor, 16:14Fokus
Nuk prodhoi fitues supersfida mes Juventus dhe Atalantës, në Serie A. Dy ekipet ndanë pikët mes tyre, pas barazimit 1-1.
Bergamaskët e mbyllën pjesën e parë në avantazh, pas golit të shënuar nga Sulemana në shtesë.
Në fraksionin e dytë, bardhezinjtë reaguan dhe barazuan shifrat me Cabal në minutën e 78-të.
Dy minuta më vonë, miqtë mbetën me 10 lojtarë, pas ndëshkimit me të kuq të De Roon, por torinezët nuk gjetën dot golin e fitores.
Me këtë barazim, Juventus mban vendin e dytë me 11 pikë, ndërsa Atalanta renditet në vendin e pestë me dy pikë më pak.