Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Skuadra e Romës ka bërë një vizitë njohëse me “Air Albania”, aty ku të mërkurën (21:00) do të përballet me Feyenoordin në finalen e Conference League.
Djemtë e Jose Mourinhos kanë zbritur në tapetin e blertë jo për t’u stërvitur, thjesht për të parë fushën dhe dhe për t’u ambientuar me stadiumin.
Mes tyre edhe i zoti i shtëpisë, Marash Kumbulla, i cili shpreson të luajë nga minuta e parë. Mbrojtësi nga Malësia e Madhe u shfaq duke buzëqeshur nën shoqërinë e Stephan El Shaarawy.
Ndërkohë që lojtarët e ekipit verdhekuq ishin ndarë në grupime të vogla dhe po bisedonin qetësisht mes tyre, Tammy Abraham shëtiti nëpër fushë, madje bëri provat e tij edhe te dy traversat e portave.