"Jemi kampionët e Italisë"/ Tifozi më i flaktë i Milanit shpërthen në lot gëzimi, qan si fëmijë (Video)

23 May 2022, 14:02Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"Jemi kampionët e Italisë"/ Tifozi më i flaktë i
Tiziano Crudeli

Tifozët e Milanit kanë shpërthyer mbrëmjen e djeshme në festë pasi klubi i tyre u shpall kampion i Serie A pas 11-vitesh. Milani fitoi për të 19 herë titullin kampion dhe këtë e bëri dje ndaj Sassuolos me rezultatin final në 3:0.

E këtë sukses e ka shijuar tej mase edhe tifozi më i flaktë i Kuqezinjve, i famshmi Tiziano Crudeli. Tifozi italian njihet për spektaklin që e dhuron në studiot televizive kur luan Milani.

Në studio kishte edhe tifozë të Interit dhe ai po i ngacmonte ata siç bën zakonisht me kundërshtarët.

Për më tepër shikoni videon e mëposhtme:

 


Video