Piolit i vjedhin medaljen nga qafa: Ma ktheni, është e vetmja që kam

22 May 2022, 23:50Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Piolit i vjedhin medaljen nga qafa: Ma ktheni, është e vetmja që
Piolit i vjedhin medaljen nga qafa

Një episod i pakëndshëm rrezikon të njollosë festën e kuqezinjve për fitoren e Scudettos së 19-të.

Trajnerit Stefano Pioli iu vodh medalja e fitores, të cilën e kishte në qafë kur tifozët pushtuan fushën e Reggio Emilia pas ceremonisë së ndarjes së çmimeve.

“Më rrëmbyen medaljen në festë. Nëse mund të bëni një apel. Faleminderit, është e vetmja që kam”, – ishte apeli i trajnerit.

Ndërsa lidhur me titullin kampion në Serinë A, Pioli tha se ka qenë mëse i merituar për Milanin e tij. Tekniku i kuqezinjve, tha për “DAZN” pas triumfit se vazhdimësia e kishte bërë skuadrën e tij më të fortën e Serisë A në këtë sezon.

“Lojtarët e mi janë fenomen. Jam i lumtur për ta, për mua, për stafin, për klubin dhe për tifozët që e meritojnë këtë titull kampion, jam me të vërtetë shumë i lumtur.

Ne kishim më shumë vazhdimësi se Interi, ndeshja e fundit që kemi humbur ishte ndaj Specias dhe nuk duhej ta humbnim. Skuadra nuk u dorëzua kurrë, lojtarët ishin fantastikë, si ata që kanë luajtur më shumë, edhe ata që kanë luajtur më pak. E kemi merituat titullin pasi besuam më shumë. E kemi merituar pasi jemi një skuadër e fortë dhe kam pasur në krah dy drejtues të mëdhenj si Maldini e Masara.

Unë dhe stafi jemi argëtuar shumë duke punuar me këta djem. Futbollistët e njohin mirë mënyrën tonë të lojës dhe kjo është gjëja më e bukur që mbetet nga puna jonë. Ne deshëm të përmirësonim kampionatin e vitit të kaluar dhe e dinim që nëse do ta kishim bërë, do të kishim luftuar për diçka të rëndësishme. Jemi një skuadër e fortë që ka besuar gjithmonë. Ishim kurajozë.

Unë dua të përmirësoj gjithmonë lojtarët e mi por në këtë çështje është thelbësor talenti i lojtarëve. Nëse përmirëson elementët, përmirëson të gjithë skuadrën dhe anasjelltas. Ishte një rrugëtim që na ka çuar të jemi më të fortët. Komplimente të gjithëve.

Çmimi i trajnerit të vitit? Është një meritë e djemve dhe klubit, është për ta, pa ata nuk do të ishte e mundur ajo që kemi bërë.

Këtë titull ia kushtoj babait tim, jam i bindur se kudo që të do të jetë. Do të jetë i lumtur e krenar për atë që kam bërë”, tha Pioli pas festës së titullit.


Video