
PSG dhe Mbappe nuk kanë pritur të dielën për të njoftuar zyrtarizimin e rinovimit të kontratës. Skuadra kampione e Francës ka publikuar në rrjetet sociale një spot të shkurtër.
“Kylian është Parisi”, thuhet aty. Në spot shfaqet edhe Mbappe, duke nënkuptuar se gjithçka është vulosur.
Spoti nënkupton se projekti i sheikëve do të bazohet plotësisht te Mbappe dhe jo te Neymar, apo Messi, ku njëri prej tyre mund ta ketë të ardhmen të pasigurtë në Francë për sezonin e ardhshëm.
Detajet e marrëveshjes nuk janë bërë publike, por Eurosport shkroi më herët se nga kjo firmë, Mbappe do të përfitojë automatikisht një bonus prej 300 mln eurosh dhe një pagë sezonale prej 100 milionë eurosh, të cilave u shtohen edhe të drejtat e imazhit, të cilat do të menaxhohen nga vetë Mbappe, për të rritur akoma më shumë të ardhurat e tij.
Krahas kësaj, drejtuesit e PSG-së i kanë premtuar sulmuesit edhe një rol thelbësor në vendimmarrje që lidhen me ekipin, si përzgjedhja e trajnerit, apo merkatoja.
View this post on Instagram