Tashmë është zyrtare, Chelsea ka shkarkuar trajnerin Liam Rosenior pas disfatës 3-0 ndaj Brighton të martën mbrëma.
Ky rezultat shënoi humbjen e pestë radhazi të klubit në Premier League pa arritur të shënojë asnjë gol, në atë që ishte ecuria më e dobët e “Bluve” të Londrës në 114 vitet e fundit.
Vendimi vjen vetëm tre muaj e gjysmë pasi Rosenior u emërua si pasues i Enzo Maresca-s me një kontratë afatgjatë, e vlefshme deri në vitin 2032.
Përmes një komunikate zyrtare, Chelsea falënderoi trajnerin për integritetin dhe profesionalizmin e treguar, por theksoi se rezultatet dhe performancat e fundit ishin nën standardet e kërkuara.
Klubi u shpreh se ky nuk ishte një vendim i lehtë, por i domosdoshëm për të tentuar shpëtimin e sezonit.