Jurgen Klopp i thotë ‘jo’ Realit

18 Prill 2026, 22:14Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Jurgen Klopp

Real Madridi e ka konsideruar Jurgen Klopp-in si një opsion për një kohe të gjatë edhe pasi ai më parë kishte refuzuar një ofertë nga klubi për të zëvendësuar Carlo Ancelotti-n.

Sipas raportimeve nga gazeta spanjolle, “Marca”, klubi i ofroi gjermanit diçka të ngjashme me një “çek të bardhë”, por Klopp zgjodhi një projekt larg trajnerit si konsulent sportiv brenda grupit “Red Bull”.

Klopp e ka bërë të qartë në më shumë se një rast se nuk ka plane të kthehet si trajner, pavarësisht thashethemeve.

Një tjetër raportim nga “El Chiringuito” ka shpjeguar se ndërsa Klopp pëlqehet nga të gjithë në klub, ai nuk është më në konsideratë për këtë punë dhe nuk është një opsion për këtë verë.

Pritet që Real Madrid-i të ketë nevojë për një zëvendësues për Alvaro Arbeloa-n, por të enjten në mbrëmje, dolën raportime se 43-vjeçari ende shpreson ta mbajë punën e tij vitin e ardhshëm.

“El Chiringuito” gjithashtu siguron se nuk është marrë asnjë vendim për të ardhmen e Arbeloa-s dhe se ai do të takohet me Presidentin Florentino Perez në ditët në vijim.

Emra të tjerë të lidhur me stolin e Real Madrid-it janë: Luis Enrique, Antonio Conte, Max Allegri, Jose Mourinho dhe Didier Deschamps.


Video