UEFA shtyn ndeshjen mes Izraelit dhe Zvicrës, ende pa njoftim për përballjen me Kosovën

8 October 2023, 21:06Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
UEFA shtyn ndeshjen mes Izraelit dhe Zvicrës, ende pa njoftim për
UEFA

Është shtyrë ndeshja mes Izraelit dhe Zvicrës, e planifikuar të luhej të enjten, 12 tetor.

Për shkak të situatës në Izrael, UEFA vendosi të shtyjë të gjitha ndeshjet që është dashur të zhvillohen në këtë vend në javët e ardhshme, në kuadër të Kampionatit Europian 2024.

Ndërkohë UEFA nuk ka vendosur ende për ndeshjen e 15 tetorit mes Kosovës dhe Izraelit.

“UEFA rezervon edhe disa ditë për të vlerësuar nëse ndeshja Kosova – Izraelit mund të zhvillohet më 15 tetor apo duhet të shtyhet. UEFA do të vazhdojë të monitorojë ng afër situatën dhe do të qëndrojë në kontakt me të gjitha ekipet e përfshira përpara se të marrë vendime për datat e reja”, ka njoftuar UEFA.


Video