Skandali pas ndeshjes Vllaznia-Tirana: Përleshje masive mes tifozerive në “Rrugën e Kombit”, disa të plagosur

7 October 2023, 21:20Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Skandali pas ndeshjes Vllaznia-Tirana: Përleshje masive mes tifozerive
Përleshje mes tifozerive në “Rrugën e Kombit”

Përfundimi i ndeshjes mes Vllaznisë dhe Tiranës, luajtur në stadiumin e Kukësit është shoqëruar me incidente të mëdha mes tifozerive.

Tifozët shkodranë dhe kryeqytetas janë përplasur në  Rrugën e Kombinit, konkretisht në Reps të Mirditës.

Palët kanë përdorur sende të forta kundër njeri-tjetrit.

Kjo gjë ka shkaktuar edhe një bilanc prej të paktën pesë personazh të plagosur, ndërsa disa shtetas janë shoqëruar në komisariat.

Dueli i javës së tetë të superiores u luajt në Kukës pasi stadium “Loro Boriçi” është i mbyllur si pasojë i rikonstruksionit të tapetit të gjelbërt.

Ndeshja përfundoi 1 me 0 për Tiranës falë një goli të shënuar nga Hasani në minutën e 97.


Video