
Më 12 tetor, në “Air Albania”, Shqipëria luan finalen më të rëndësishme në kualifikueset “Euro2024”, sfidën me Republikën Çeke. Për vetë pozitat që ndodhen dy ekipet në Grupin E, Shqipëria në vendin e parë me 10 pikë pas 5 ndeshjeve, e ndjekur nga Çekia me 8 pikë, por me një ndeshje më pak, e bënë këtë sfidë jetike për të dy përfaqësueset, një ndeshje që pritet të thotë shumë për fatet e “Euro2024”.
Një ditë më parë Syvlinho, trajneri i Kombëtares, publikoi listën me lojtarët e grumbulluar për këtë takim, vetëm një ndryshim, rikthimi i Armando Brojës pas afro një viti, ndërsa mungon Odise Roshi. Disa nga legjionarët kuqezi nuk vijnë në kushte perfekte, mbi të gjitha Ismajli dhe Gjimshiti, për të gjitha këto, Sylvinho po flet në këto momente live në konferencë për shtyp:
Dëmtimi i Ismajlit, si është gjendja dhe a keni alternativë për zëvendësim?
“E kemi monitoruar Ismajlin, ai ka pësuar edhe një dëmtim tjetër gjatë një ndeshje me Interin së fundmi. Ne nuk jemi te Empoli që ta dimë saktë çfarë ka ndodhur, në flasim me klubin e mjekët, tani por presim për të gjitha vizitat dhe analizat që do të kryejë sot. Është lojtar i rëndësishëm, titullar i Shqipërisë, nëse nuk do ia dalë dot do e zëvendësojmë, pasi kemi lojtarë të tjerë që janë të gatshëm. Megjithatë me këtë listë që kemi bërë jemi gati dhe me kaq nuk kemi probleme.”
Sulmi, të gjithë mund të kërkojnë të luajnë nëse shkojmë në Europian, a mund të jetë shqetësim për ju kjo?
“Ne kemi përpara një ndeshje dhe kemi grumbulluar 25 lojtarë, lista ka vetëm një ndryshim është lënë jashtë Roshi dhe është grumbulluar Broja. Më vjen mirë që të gjithë lojtarët luajnë e janë në formë të mirë me klubet e tyre, e që shënojnë, qoftë edhe lojtarët që nuk janë grumbulluar, ne i monitorojmë të gjithë. Nuk kam asnjë shqetësim për të ardhmen, tani mendojmë vetëm për Çekinë dhe të shkojmë në këtë sfidë me mentalitetin e duhur. Jam shumë i lumtur me lojtarët, kemi grup shumë cilësor dhe jam shumë i lumtur që kemi këta lojtarë në dispozicion.”
Mungesa e Abrashit?
Është një lojtar i rëndësishëm për ne. Mungesa e tij ka të bëjë me rivalët. Na duhen centimetra në këto ndeshje, sidomos në mesfushë. Ne zgjodhëm Gjasulën për këto ndeshje, kjo për shkak të lartësisë së tij.