Tre shqiptarë në Kupën e Botës

9 November 2022, 18:25Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Tre shqiptarë në Kupën e Botës
Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri

Zvicra do të luajë në Botërorin 2022 me tre futbollistë shqiptarë. Ashtu si ka qenë traditë në vitet e fundit, helvetët do të mbështeten sërish te futbollistët me origjinë shqiptare në aktivitetin më të rëndësishëm të futbollit.

Trajneri Murat Jakin publikoi skuadrën zyrtare për eventin në Katar, pjesë e së cilës janë Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri dhe talenti 20-vjeçar Ardon Jashari.

Ata janë mes 26 futbollistëve të përzgjedhur nga Zvicra, që do të luajë në Grupin G kundër Brazilit, Serbisë dhe Kamerunit.


Video